Telegrafi

Tre të vrarë nga të shtënat në Belgjikë

Një person ka vrarë dy oficerë policie dhe një kalimtar në qytetin belg Liege.

Rasti ka ndodhur të martën në orët e mëngjesit, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

“Ne ende nuk dimë asgjë”, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorisë së Liegut për agjencinë e lajmeve AFP.

Ministri i Brendshëm i Belgjikës, Jan Jambon tha se Qendra anti-terroriste e vendit është duke e monitoruar situatën, raportojnë mediat.