Site icon Telegrafi

Tre të vrarë në sulmin sirian ndaj autokolonës turke

Qeveria siriane ka kryer një sulm ajror mbi autokolnën turke ku ka vrarë 3 civilë dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Idlib.

Lajmi u dha nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë e cila e dënoi aktin duke thënë se shkel marrëveshjet ekzistuese, bashkëpunimin dhe dialogun me Rusinë.

Turqia dhe Rusia në shtator të vitit të kaluar u dakorduan që të shndërrojnë Idlibin në një zonë të deeskalimit në të cilën veçanërisht do të ndaloheshin aktet e agresionit.

Kjo zonë aktualisht është e banuar nga katër milionë civilë, duke përfshirë edhe qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga forcat e regjimit nga qytetet e tyre nëpër vite në shtetin e shkatërruar nga lufta.

Qindra mijëra civilë tashmë janë vrarë si rezultat i kësaj lufte, dhe ekziston frika se edhe më shumë do të vdesin nëse situata vazhdon të përshkallëzohet./kp/

Exit mobile version