Telegrafi

Tre të vrarë dhe dy në gjendje kritike nga të shtënat në një park biznesi në Maryland (Foto/Video)

Tre persona u vranë dhe dy të tjerë ishin në gjendje kritike pas një “sulmi në shënjestër” nga një person i armatosur në një biznes në veri të Baltimore, Maryland – SHBA.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, policia ka thënë se të shtënat ndodhën në Parkun e Biznesit Emmorton në Edgewood, që ndodhej rreth 20 kilometra në verilindje të Baltimore.

Të pesë nga viktimat besohet të kenë qenë punonjës të “Advance Granit Solutions”, sipas Gahler.

Policia beson se sulmuesi 37-vjeçar Radee Labeeb Prince, që po kërkohet nga policia është “i lidhur” me biznesin, por nuk ishin të sigurt për statusin e tij të punësimit.

Dy viktima nga të shtënat janë dërguar në spitalin Shock Trauma në Baltimore dhe janë në gjendje kritike.

Bizneset në zonë janë mbyllur si rezultat i të shtënave. /Telegrafi/