Site icon Telegrafi

Tre të vdekur sot nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 82 numri i viktimave

Gjatë ditës së martë tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 82 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 183 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive 3, 886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 07 korrik 2020, janë shëruar 57 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2,003 raste, kurse raste aktive”, thuhet në raportin e IKSHPK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version