Site icon Telegrafi

Tre të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në një autostradë në Francë

Rrëzimi i një aeroplani të vogël në autostradën A4 në Seine-et-Marne të Francës ka lënë tre të vdekur pasditen e së dielës, 30 qershor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i vogël u rrëzua në orën 15:45, midis korsive, pasi ka goditur një linjë të tensionit të lartë.

Nga kjo përplasje thuhet se nuk është goditur asnjë automjet.

“Tre pasagjerët e aeroplanit që sapo ishte nisur nga aerodromi Lognes kanë vdekur”, ka thënë prokurori i Meaux, Jean-Baptiste Bladier.

Viktimat janë “dy burra dhe një grua”, ka shtuar ai.

Piloti i avionit, një aeroplan i tipit Cesna 172, “kishte patentë piloti që nga viti 2023 dhe kishte, apriori, pak më shumë se 100 orë kohë fluturimi”. /Telegrafi/

Exit mobile version