Në aksidentin hekurudhor që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Kroaci, afër Novskës në qytetin e Raiçit, tre persona kanë humbur jetën dhe 11 persona janë lënduar.
Të lënduarit u transportuan në spitalet në Slavonski Brod, Pakrac dhe Nova Gradiska, njoftoi të shtunën zëdhënësi i qeverisë, raporton index.hr.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, pas vizitës në vendin e aksidentit, tha të shtunën se sipas të dhënave të deritanishme, tre persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë lënduar, por se askush nuk është në rrezik për jetën dhe nuk ka informacione për viktima të tjera.
“Kam folur këtu me njerëz nga Ministria e Transportit dhe Hekurudhave Kroate, ata nuk e mbajnë mend një aksident si ky me një tren pasagjerësh”, tha Plenkoviq.
“Duke qenë se është linjë lokale, ndalon në shumë stacione. Aksidenti ka ndodhur dhjetë minuta para destinacionit përfundimtar. Për momentin nuk kemi asnjë informacion tjetër”, tha ai duke iu përgjigjur pyetjes nëse bëhet fjalë edhe për emigrantë.
Në trenin e pasagjerëve ndodheshin 13 pasagjerë dhe në trenin e palëvizshëm një person, shoferi.
Hetimi do të përcaktojë se pse treni nuk ndaloi dhe si ndodhi përplasja. Për aksidentin njoftuan edhe Hekurudhat Kroate. /Telegrafi/