Telegrafi

Tre të vdekur pas një sulmi në Toronto

Tre persona kanë mbetur të vdekur në Toronto, përderisa policia është duke hetuar në qoftë se është përdorur një hark për të kryer krimin, shkruan BBC.

Policia është përgjigjur një thirrje për therje në Scarborough, ku kanë gjetur një person të lënduar dhe dy persona të tjerë të cilët kanë vdekur në vendngjarje.

Një person është në arrest dhe një hark është gjetur në afërsi të viktimave, transmeton Klan Kosova.

Ende nuk ka konfirmim që lëndimet janë shkaktuar nga harku në fjalë.