Një sulm me thikë ka ndodhur gjatë ditës në një Katedrale në Nice të Francës.
Siç kanë raportuar mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi me thikë ka sulmuar disa persona, tre prej të cilëve kanë gjetur vdekjen ndërsa disa të tjerë janë plagosur.
Gjatë sulmit të tij, ai i ka prerë kokën një gruaje, kanë raportuar mediat e huaja.
Policia shpejt rrethoi zonën, ku qëlloi dhe arrestoi sulmuesin, i cili është dërguar në spital.
Motivi i sulmit mbetet i paqartë por kryebashkiaku Estrosi konfirmoi se, bazuar në provat e deritanishme, ishte një sulm terrorist.
Ndërkohë është raportuar se presidenti Emmanuel Macron ka vizituar vendin e ngjarjes.
Rreth sulmit kanë ardhur reagime nga e gjithë bota, përfshirë edhe një reagim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/