Të paktën tre persona u vranë nga të shtënat në një rrugë të Washington DC të shtunën mbrëma, thanë autoritetet.
Të shtënat u raportuan në orën 8 të mbrëmjes me kohë lokale në lagjen Juglindore DC, tha shefja në detyrë e Policisë Metropolitane, Pamela Smith, transmeton Telegrafi.
Oficerët gjetën të vdekur dy burra dhe një grua në vendngjarje, tha Smith. Ata nuk u identifikuan menjëherë.
Dy të plagosur të tjerë u dërguan për trajtim në spital.
Asnjë arrestim nuk është bërë dhe ende nuk dihen rrethanat që shkaktuan të shtënat dhe numri i të dyshuarve të përfshirë. /Telegrafi/