Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi që një avion i vogël i prodhuar nga “Cessna”, u rrëzua mbi një turmë në shtetin perëndimor Hesse të Gjermanisë.
Sipas gazetës gjermane Bild dy të rritur dhe një fëmijë kanë vdekur pasi u goditën nga avioni, ndërsa mësohet se së paku tetë persona të tjerë janë lënduar.
Mësohet se piloti kishte humbur kontrollin në momentin kur po përpiqej të shkëputej nga tokë pas një ulje të dështuar.
Nuk dihen ende shkaqet e tjera të rrëzimit të avionit. Ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e emergjencës./Telegrafi