Të paktën tre të vdekur është bilanci i një zjarri që ka përfshirë katin e 26-të të një ndërtese në kryeqytetin e Hawait, Honolulu.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një zjarr tek një ndërtesë me rreth 568 apartamente.
Bëhet e ditur se zjarri kishte filluar rreth orëve të pasdites, sipas kohës lokale.
Rreth 100 zjarrfikës ishin angazhuar për të ndaluar zjarrin dhe për të evakuuar banorët.
Është e paqartë se çfarë mund të ketë filluar zjarri, por autoritetet thanë se apartamenti ku zjarri filloi nuk kishte “hedhës uji”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CF4T3J4f5i8