Telegrafi

Tre të vdekur nga një aksident në të cilin raportohet se janë përfshirë rreth 50 vetura në Schuylkill County të Pennsylvania, SHBA

Një aksident trafiku ku janë përfshirë një numër veturash ka ndodhur në mëngjesin e së hënës në Schuylkill County të Pennsylvania, SHBA, raporton CBC, përcjell Telegrafi.

Sipas policisë, në këtë aksident zinxhiror janë përfshirë të paktën 50 vetura.

Në një video nga vendi i ngjarjes shihet se rruga ishte me borë.

Sipas Associated Press, të paktën tre persona kanë vdekur në këtë aksident. /Telegrafi/