Site icon Telegrafi

​Tre të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se tre persona të tjerë kanë humbur jetën nga coronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Nga 2.667 testime, 1.261 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 1.352 të shëruar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 442. Në të gjithë vendin janë 9.175 qytetarë aktivë me Covid-19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 31 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka tri humbje jete me Sars-Cov2: tre qytetarë nga Tirana të moshave 72-82 vjeç

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus Shqipëria ka regjistruar 308.050 raste pozitive, prej tyre 295.340 janë shëruar, 9.175 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.535 pacientë.

Exit mobile version