Gjatë 24 orëve të fundit, në Mal të Zi janë regjistruar 1213 raste të reja të infektimit me coronavirus.
Autoritetet shëndetësore malazeze kanë bërë të ditur se personi më i ri që ka ndërruar jetë nga virusi ishte një 13 vjeçar.
Gjithashtu kanë vdekur edhe dy persona të tjerë të lidhura me infeksionin COVID-19, shkruan vijesti.
Instituti për Shëndet Publik (IJZ) njoftoi se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnozën e infeksionit me coronavirus kanë përfunduar analizën të premten dhe kanë dorëzuar rezultatet për 2915 mostra.
Thuhet se deri në orën 15:00 janë shëruar 883 pacientë dhe se aktualisht janë aktive 6109 raste.
Ndryshe, Mali i Zi ka regjistruar mbi 256 mijë raste ndërsa kanë vdekur 2742 persona. /Telegrafi/