Tre persona kanë gjetur vdekjen dhe katër të tjerë janë dërguar në spital pas një përplasje të trefishtë në Skoci.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë shërbimet e urgjencës kanë shkuar me shpejtësi për të shpëtuar çfarë ishte e mundur në një rrugë midis Aberdeen dhe Dundee në Glenbervie.
Kështu, më shumë se 20 zjarrfikës arritën dhe u desh që të përdornin pajisjet për prerje të veturave, për ti nxjerrë ata dhe më pas për ti dërguar ata në spital.
Policia e përshkroi aksidentin, midis një autobusi dhe dy automjeteve, si ‘serioz’ pasi rruga u mbyll në të dy drejtimet.
Shoferi i autobusit pësoi lëndime të lehta por asnjë nga udhëtarët e tij nuk u lëndua gjatë aksidentit. /Telegrafi/