Telegrafi

Tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar pasi një tren me pasagjerë godet një kamion dhe del nga shinat në Missouri

Tre persona humbën jetën dhe të paktën 50 të tjerë u lënduan pasi një tren Amtrak doli nga shinat të hënën në Missouri.

Sipas autoriteteve, dy nga njerëzit që gjetën vdekjen ishin në tren ndërsa i treti ishte në një kamion që treni goditi, përcjell Telegrafi.

Autoritetet thanë se incidenti tragjik ndodhi në një kryqëzim të pakontrolluar – pa drita paralajmëruese ose porta lëvizëse – ku një rrugë me zhavorr kalonte përtej shinave hekurudhore në jugperëndim të qytetit.

Amtrak tha se treni u përplas me kamionin në një vendkalim publik pranë qytetit Mendon.

Po sipas Amtrak, në tren kishte rreth 243 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. /Telegrafi/