Tre persona humbën jetën dhe të paktën 50 të tjerë u lënduan pasi një tren Amtrak doli nga shinat të hënën në Missouri.
Sipas autoriteteve, dy nga njerëzit që gjetën vdekjen ishin në tren ndërsa i treti ishte në një kamion që treni goditi, përcjell Telegrafi.
Autoritetet thanë se incidenti tragjik ndodhi në një kryqëzim të pakontrolluar – pa drita paralajmëruese ose porta lëvizëse – ku një rrugë me zhavorr kalonte përtej shinave hekurudhore në jugperëndim të qytetit.
Amtrak tha se treni u përplas me kamionin në një vendkalim publik pranë qytetit Mendon.
Po sipas Amtrak, në tren kishte rreth 243 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. /Telegrafi/