Autoritetet shëndetësore të shtetit serb kanë raportuar raste treshifrore të të infektuar me coronavirus.
Në 24 orët e fundit, në Serbi janë regjistruar edhe 170 raste të reja me COVID-19, raporton b92.
Gjithashtu është raportuar se tre persona nuk kanë mundur të mbijetojnë duke humbur jetën e tyre, transmeton Telegrafi.
Deri në ora 3 pasdite, gjithsej 862.729 persona që plotësuan kriteret për përcaktimin e rasteve u testuan për coronavirusin.
Ndryshe, deri më tani janë regjistruar gjithsej 30.548 raste të të infektuarve me virus, përkatësisht përqindja e të infektuarve është 1.96. /Telegrafi/