Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë konfirmuar 140 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.060 testime, 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 836 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.811.481 doza të vaksinës. Deri më sot 815.155 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.071 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes”, njofton MSH.
Tutje, MSH thotë se sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119.
Në total numri i rasteve aktive është 2.763.
Ndërkaq, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se janë 80 të spitalizuar nga COVID-19 që janë duke marrë trajtimin e duhur mjekësor. /Telegrafi/