Tre të rinj kanë gjetur vdekjen në një aksident të rëndë pranë liqenit Humboldt në Wallensen, Gjermani.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të vdekurit janë një grua 18-vjeçare dhe një burrë 19-vjeçar nga Hameln dhe një 20-vjeçar nga Lübbecke në North Rhine-Westphalia.
Këtë e kanë bërë të ditur të hënën policia dhe prokuroria publike në Hanover.
Ndërkohë raportohet se nga aksidenti kanë pësuar lëndime të rënda një 20-vjeçar dhe një 17-vjeçar nga Hamelin të cilët janë transportuar në spitale.
Siç është bërë e ditur më tej, asnjë automjet tjetër nuk është përfshirë në aksident.
Sipas gjetjeve fillestare, pesë pasagjerët po udhëtonin me makinë nga Wallensen drejt Fölziehausen.
Shoferi humbi kontrollin e makinës për arsye të panjohura dhe u përplas me një pemë.
Prokurori publik ka konfiskuar veturën e aksidentit për të ruajtur provat ndërsa dëshmitarëve të aksidentit u është kërkuar të telefonojnë policinë. /Telegrafi/