Tre persona të rinj janë lënduar në një aksident trafiku mbrëmë në Kavadar.
Mjeku kujdestar në Ndihmën e Shpejtë në Kavadar Ratko Grkov, për AIM tha se një vajzë dhe një djalë janë lënduar më rëndë.
“Të rinjtë janë lënduar nga aksidenti i një biçiklete me një motor, i cili ka ndodhur në afërsi të shkollës komunale “Dimkata Angellov-Gaberot”. Pas ndihmës së parë, një djalë dhe një vajzë janë dërguar në Shkup, për shkak të seriozitetit të lëndimeve”, tha Grkov.