Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit në qytetin e Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës Fadil Gashi.
Lidhur me këtë rast, nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës, kanë bërë të ditur se tre të plagosurit janë dërguar në QKUK, ndërsa njëri është gjendje të rëndë.
“Informat lidhur me pacientët e plagosur me armë zjarri. Spitali i Përgjithshëm në Pejë konfirmon se sonte janë pranuar 3 persona të plagosur me armë zjarri. Pas ofrimit të përkujdesjes fillestare shëndetësorr dhe ekzaminimve të nevojshme. të 3 pacientët janë nisur për transfer në QKUK njëri nga t’a në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa siç ka deklaruar për media mjeku kujdestar Besnik Ibraj, të plagosurit dyshohet se janë babai me dy djem.
“Rezulton që është babai me dy djemtë e plagosur. Pacientët janë pranuar, njëri prej tyre ka qenë në gjendje të rëndë me plagë në qafë dhe regjionin torakal. I njëjti është intubuar dhe është dërguar në QKUK. Po ashtu dhe pacienti i dytë ka pasur tri plagë me armë zjarri në këmbë dhe në bark. Ndërsa pacienti i tretë po ashtu ka qenë i plagosur nga arma e zjarrit në regjionin e barkut. Të tre pacienteve i është ofruar ndihma adekuate shëndetësore dhe janë dërguar për trajtim të metejshëm në QKUK”, u shpreh Ibraj./Telegrafi/