Telegrafi

Tre të plagosur me thikë në Tiranë

Një 40-vjeçar ka sulmuar me thikë tre persona mbrëmjen e së hënës.

Ngjarja ka ndodhur në Laprakë në një lokal.

Të plagosurit janë V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe M. M., 47 vjeç.

Sipas policisë, ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende motivet që e kanë çuar autorin drejt aktit ekstrem.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e tij.