Telegrafi

Tre të plagosur në sulmin terrorist në Londër, një në gjendje të rëndë

Policia e armatosur ka qëlluar për vdekje një terrorist të dyshuar nga frika se mos kishte një jelek vetëvrasës me eksploziv pasi ai rrëmbeu një thikë nga një dyqan dhe goditi me thikë një burrë dhe një grua gjatë një përleshjeje brutale në rrugë në jug të Londrës. 

Incidenti vjen vetëm tre muaj pas sulmit në Urën e Londrës, ku Usman Khan u qëllua për vdekje nga policia e armatosur, pasi ai vrau dy persona dhe plagosi tre të tjerë ndërsa mbante një jelek të rremë vetëvrasës, transmeton Telegrafi.

Scotland Yard konfirmoi së paku tre persona u plagosën në sulm dhe u dërguan në spital – me një në një gjendje të rrezikshme për jetën.

Oficerët u nisën në vendin e ngjarjes jashtë një supermarketi në Streatham rreth orës 02:00 të kohës lokale, pas raportimeve për zjarr.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një trup të pajetë në trotuar me një thikë të madhe pranë tij.