Site icon Telegrafi

Tre të plagosur në një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit në Paris

Tre persona u plagosën të shtunën në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor Gare de Lyon të Parisit, një qendër kryesore udhëtimi.

Policia gjithashtu ka njoftuar se i dyshuari ishte arrestuar, raporton rtl.

Burri i arrestuar, kombësia e të cilit nuk u zbulua, kishte shkuar rreth orës 8:00 të mëngjesit në stacion, i cili është në shërbim të trenave që lëvizin brenda vendit, si dhe atyre që shkojnë drejt Zvicrës dhe Italisë.

Një person ka pësuar lëndime të rënda ndërsa dy të tjerë janë plagosur lehtë, tha policia.

“I dyshuari nuk bërtiti (asnjë slogan fetar) gjatë sulmit të tij”, tha një burim policor. “I ka paraqitur policisë një leje italiane të veturës”.

Zona midis sallave një dhe tre ishte përkohësisht e paarritshme, njoftoi operatori hekurudhor SNCF në platformën X.

Ndryshe, autoritetet franceze tashmë kanë nisur hetimet rreth ngjarjes dhe së shpejti do të dalin me njoftimet e para. /Telegrafi/

Exit mobile version