Site icon Telegrafi

Tre të lënduar pas shpërthimit në stacionin e trenit në Mynih, supozohet për një bombë nga Lufta e Dytë Botërore

Tre persona pësuan lëndime si pasojë e një shpërthimi që ndodhi pranë një stacioni treni në qytetin Mynih të Gjermanisë.

Shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të ndërtimit pranë stacionit Donnersberger Bruecke. Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje.

Sipas mediave gjermane, supozohet se bëhet fjalë për një bombë ajrore nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Siç thuhet më tej, gjatë shpimit, punëtorët e ndërtimit hasën në një mjet shpërthyes 250 kilogramësh të fshehur në tokë.

Sipas njoftimit nga policia thuhet se shpërthimi pasoi një zhurmë të fort pranë Donnersbergerbrucke, më pas është formuar një kolonë tymi. /Telegrafi/

Exit mobile version