Tre persona u lënduan pas rrëzimit të një helikopteri në një unazë autostrade në Madrid të Spanjës, duke goditur gjithashtu një makinë.
Dy persona ishin në helikopter kur fluturakja u rrëzua në kryeqytetin spanjoll – njëri arriti të dilte vetë, derisa tjetri duhej të tërhiqej nga rrënojat, transmeton Telegrafi.
Siç raportohet të dy personat u lënduan pas përplasjes si dhe drejtuesi i makinës që u godit nga helikopteri, thanë shërbimet e urgjencës.
Një nga të mbijetuarit pas rrëzimit kishte pësuar lëndim të lehtë në kokë, një tjetër kishte një kockë të thyer në kofshë dhe i treti pësoi lëndime të lehta, shtoi zëdhënësi i shërbimeve mjekësore. /Telegrafi/