Një tren mallrash u përplas me një “tren ndërtimi” në linjën hekurudhore midis qyteteve gjermane perëndimore të Këlnit dhe Aachenit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur herët të premten, me trenat, përkatësisht disa nga vagonët e tyre që kanë dalë nga binarët.
In der vergangenen Nacht gab es auf der #Bahnstrecke zwischen #Köln und #Aachen einen #Unfall: Ein Güterzug kollidierte bei #Kerpen (Rhein-Erft-Kreis) mit einem Bauzug. Zehn Waggons entgleisten, die #Strecke war danach praktisch lahmgelegt. Drei Menschen wurden verletzt.
Für… pic.twitter.com/yAvLqUkPK3— RTL WEST (@RTLWEST) November 22, 2024
Një zëdhënës i brigadës lokale të zjarrfikësve tha se tre persona ishin lënduar në incident, njëri prej tyre në gjendje kritike, dhe se të gjithë po trajtoheshin në spital.
Ai tha se fillimisht në vendngjarje ishte vendosur një ekip i madh “shpëtimtarësh”, por numri i tyre u reduktua herët në mëngjes pasi situata u vu nën kontroll.
Bericht der #FeuerwehrKerpen zum #Einsatz Zugunfall bei Kerpen mit drei Verletzten. Den vollständigen Bericht finden Sie auf unserer Homepage:https://t.co/fPRsbFCRRG
Unser Einsatz. Ihre Feuerwehr. pic.twitter.com/AjSMHosjo7— Feuerwehr Kerpen (@FeuerwehrKerpen) November 22, 2024
Operatori gjerman hekurudhor Deutsche Bahn bëri të ditur se trenat me shpejtësi të lartë ICE në rrugën e ngarkuar midis Këlnit dhe Aachenit u ridrejtuan në të dy drejtimet për shkak të përplasjes.
Rruga thuhet se shërben gjithashtu për trena për në Bruksel. /Telegrafi/