Drejtori i Emergjencës, Ilir Hasani, për “Kanal5” tha se jeta e një vajze të re e lënduar në aksidentin e djeshëm është ende në rrezik.
“Vajza është në gjendje kritike të rëndë. Luftojmë në çdo moment për jetën e saj”, tha drejtori Hasani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Drejtori thotë në gjendje kritike janë edhe dy pacientë tjerë.
“Njëri është i moshës rreth 40 vjet dhe një udhëtar i cili është në spitalin ‘8 shtatori’ por gjendja e tij është përkeqësuar. Pacientët tjerë që janë në emergjencë për momentin kanë gjendje shëndetësore stabile”, tha Hasani./Telegrafi/