Tre persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të martën rreth orës 21:40, në fshatin Vlashnje në Prizren.
Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas raportit, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave të udhëtarëve, me targa vendore dhe një motoçiklete, pa targa.
Lëndime të rënda trupore dhe në rrezik për jetë janë drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, kurse pasagjeri i motoçikletës pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi.
“Vozitësi i dyshuar është në arrati”, thuhet në raport. /Telegrafi/