Tre persona janë lënduar në një aksident Trafiku, që ka ndodhur dje rreth orës 18:30, në hyrje të fshatit Murtinë.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Hrizantema Rendevska, e cila informoi se në aksident kanë marrë pjesë një traktor dhe një makinë “Mercedes” me targa të Strumicës.
Janë lënduar shoferi dhe bashkudhëtari i traktorit, si dhe shoferi i makinës, të cilët kanë dërguar për kurim në spitalin e Strumicës.
Policia ka kryer hetime në vendin e aksidentit për të konfirmuar shkaqet./Telegrafi/