Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën Gjakovë – Klinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku tek kodra e Vraniqit (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime (lëndime të lehta trupore)”, tha ai.
Rasti po vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor./Telegrafi/