Telegrafi

Tre të lënduar në një aksident në Manastir

MPB Maqedoni informon se më 16.10.2023 në ora 17:47 në SPB Manastir është raportuar se në rrugën “Partizanska” në Manastir ka ndodhur një aksident, në të cilin janë lënduar tre persona.

Aksidenti ka ndodhur mes automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Manastirit i drejtuar nga P.K.(20) nga Manastiri ku ka pasur pasagjer S.K dhe automjeti tjetër pasagjerëve i tipit “Mercedes” me targa  regjistrimi Manastir, i drejtuar nga N.U.(19) nga Manastiri dhe pasagjeri G.U i cili është ndodhur në veturë.

“Në aksident është lënduar rëndë G.U.(57) nga Manastiri, pasagjer në automjetin “Mercedes”, ndërsa drejtuesi P.K. dhe pasagjeri në automjetin e tij, S.K.(21) nga fshati Velgoshti i Ohrit”, njofton MPB.

Kontrolli është kryer nga ekipi i SPB Manastir./Telegrafi/