Tre persona janë lënduar gjatë një mos marrëveshjeje në Ferizaj, ku ka ardhur deri te përdorimi i thikës.
Në këtë rrahje janë përfshirë dy të dyshuar meshkuj të komunitetit ashkali, të cilët kanë përdorur edhe një thikë.
Si pasojë lëndime trupore nga mjeti i prehtë kanë pësuar dy të dyshuarit dhe një femër, e komunitetit ashkali.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrën emergjente.
Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.