Tre persona janë lënduar në një aksident në mes një makine dhe një autobusi mbrëmë në ora 21:15 në magjistralen Gradsko-Prilep, pranë Rosoman, informoi sot Anita Stojkovska, zëdhënëse i SPB-Veles, transmeton Telegrarfi Maqedoni.
‘Në aksident është përfshirë një autobus me targa regjistrimi të Prilepit e drejtuar nga një 55 vjeçar banor i vjetër dhe makina ‘Renault’, me të njëjtat targa regjistrimi e drejtuar nga një 54 vjeçar banor i ‘Gradskos’, tha Stojkovska.
Në aksident lëndime ka pësuar shoferi i makinës ‘Ranault; ku më pas është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, dhe dy shokëve të tij të moshës 32 dhe 15, të cilë janë trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit.
Me autorizim të prokurorisë publike, në vend është kryer inspektim nga ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme-Veles. /Telegrafi/