Sot, rreth orës 13:00, në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë (në fshatin Rekë), ka ndodhur një aksident trafiku.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij tre persona kanë kërkuar treman mjekësor, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara.
“Në aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore. Të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka theksuar Zahiti për Telegrafin./Telegrafi/