Tre shtetas të Koresë së Veriut, të cilët kërkohen për pyetje në lidhje me vrasjen e Kim Jong Nam, gjysmë-vëllait të udhëheqësit të Koresë së Veriut, ka shumë të ngjarë të jenë kthyer në shtëpi, së bashku me kufomën e viktimës, pasi Malajzia ka arritur një marrëveshje të shpejtë me Korenë e Veriut.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fotografi të bëra nga gazetarë të Reuters dhe agjencitë japoneze të lajmeve tregojnë një sekretar të dytë dhe një prej anëtarëve të stafit në Ambasadën e Koresë së Veriut në Malajzi, në bordin e fluturimit në Pekin, në të cilin me siguri gjendej edhe arkivoli me trupin e vrarë Kim Jong Nam.
Sipas mediave, edhe qytetari i tretë i Koresë së Veriut dhe një anëtar i ambasadës është lejuar të kthehen në atdheun e tyre.
Autoritetet e Malajzisë kanë lejuar të enjten që trupi i Kim Jong-nam të dërgohet në Korenë e Veriut, pas një marrëveshje e cila parasheh që nëntë qytetarë të Malajzisë, të cilët janë të ndaluar në Phenian, të lirohen nga Koreja e Veriut.
Gjysmë-vëllai i udhëheqësit të Koresë së Veriut u vra (duke u helmuar) në aeroportin ndërkombëtar në Kuala Lumpur më 13 mars të këtij viti. /Telegrafi/