Tre të dënuar të cilët vuajnë dënimin në burgun e Shtipit, prej sot kanë filluar grevë urie. Njëri bën grevë pasi nuk i është plotësuar kërkesa që të vendoset në burgun e Strugës, në pajtim me ligjin për amnisti, ndërsa dy të tjerët për shkak të problemeve shëndetësore.
Njëri prej tyre kërkon vendosje në qeli tjetër, ndërsa tjetri kërkon trajtim më të mirë shëndetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Informacionin për grevën e të burgosurve e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të burgut, Miki Todorov.
Sipas tij, kërkesa për zhvendosje do të realizohet kur do të përfundojë procesi për amnisti, me çka do të plotësoheshin kushtet që i burgosuri dënimin ta vuajë në burgun e Strugës.
Të burgosurit të cilët ndodhen në grevë, sot i ka vizituar edhe zëvendësi i Avokatit të Popullit në Shtip./Telegrafi/