Telegrafi

Tre të arrestuar për vjedhje të veturave

Ka qenë bashkërendimi i veprimeve policore – hetimore e operative, që i ka mundësuar policisë të identifikojë grupin e personave të dyshuar lidhur me rastet e vjedhjeve të veturave, prej të cilëve janë arrestuar tre veta.

Të dyshuarit L. Breznica (46 vjeç), R. Kajtazi (42 vjeç) dhe R. Qadraku (32 vjeç), që të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës janë identifikuar dhe arrestuar për një rast të vjedhjes së veturës që ka ndodhur me 25 janar 2013, në Prishtinë, ku është vjedhur një veturë e tipit Opel Omega me targa të Republikës së Kosovës. Mirëpo personat e njëjtë dyshohet me bazë të jenë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve të veturave.

Vetura e vjedhur është gjetur pjesërisht e demoluar në një fshat të komunës së Prizrenit, e cila është konfiskuar, dhe pas ekzaminimit i është kthyer pronarit. Personat e dyshuar po mbahen në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ndërkohë që operacioni për zbulimin e vjedhjeve të veturave, është duke vazhduar. /Telegrafi/