Telegrafi

Tre të arrestuar për sulm ndaj një personi dhe dy zyrtarëve policor

Policia e Kosovës ka arrestuar tre meshkuj, pasi kanë sulmuar një person tjetër si dhe policët të cilët kishin intervenuar në këtë rast.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Obiliq në ora 12:35.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Gjatë intervenimit në rast,  nga të njëjtit, janë sulmuar dy zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Ata kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.