Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, pasi dyshohen se kanë shtiru polisa të sigurimit të veturave për udhëtime jashtë shtetit të Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.
Si prova materiale janë sekuestruar një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe dokumente të ndryshme.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.