Telegrafi

Tre të arrestuar për ‘mashtrim të kreditorëve apo debitorëve’

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, të enjten  në rajonin e Prishtinës ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë ushtruar veprat penale ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘mashtrim’ dhe ‘mashtrim ose dëmtim i kreditorëve apo debitorëve’.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: V.M. 1964 serb, N.B. serbe si dje A.M 1973 shqiptar i Kosovës.

Në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura tjera ligjore. /Telegrafi.