Site icon Telegrafi

Tre të arrestuar për dhunë në familje në Malishevë dhe Rahovec

Foto: Ilustrim/Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në Malishevë dhe Rahovec.

Sipas raportit në dy rastet që kanë ndodhur në Malishevë viktima të dhunës kanë qenë dy vajza dhe një grua, kurse në Rahovec viktimë ishte një grua.

Në tri rastet janë arrestuar të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje.

Rastet e plota sipas raportit:

Malishevë 07.02.2022 – 09:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht vajzën e tije kosovare. Sipas viktimës i dyshuari (babai i saj) në mënyrë sistematike është duke ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 07.02.2022 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dy viktimave femra kosovare. Si pasojë e dhunës viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rahovec 07.02.2022 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version