Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit, pas zbulimit të furgonit të braktisur me 310 kilogramë lëndë narkotike.
Të arrestuarit janë Velo Myrtaj, 28 vjeç, Gramoz Shakaj, 33 vjeç dhe Foto Shahaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Furgoni u zbulua në orët e para të mëngjesit të së premtes, ndërsa tre të arrestuarit janë të dyshuar si të përfshirë në trafikim dhe posedues të lëndës narkotike.
Më konkretisht në fshatin Kraps të Fieriut, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 310 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, teksa vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre,
Sakaq për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”