Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona pasi të njëjtit kanë mbushur veturën me derivate dhe kanë paguar me një kartëmonedhë prej 20 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Rasti ka ndodhur në fshatin Prilep të Deçanit.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se gatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa kartëmonedha të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/