Site icon Telegrafi

Tre të akuzuarit për planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA bien dakord të pranojnë fajin

Burri i akuzuar si organizatori i sulmeve të 11 shtatorit dhe dy të tjerë kanë rënë dakord të pranojnë fajësinë për kryerjen e sulmit terrorist në SHBA, thonë zyrtarët amerikanë.

Siç raportohet, tre të pandehurit Khalid Sheikh Mohammed, Walid bin Attash dhe Mustafa al-Hawsawi kanë rënë dakord të pranojnë fajin për akuzat e komplotit në këmbim të një dënimi të përjetshëm, në vend që të përballen me dënim me vdekje në Gjirin e Guantanamos, Kubë.

Treshja ndodhen në paraburgim amerikan që nga viti 2003.

Gati 3,000 njerëz u vranë në sulmet e 11 shtatorit, të cilat panë sulmues vetëvrasës duke rrëmbyer aeroplanë dhe duke i fluturuar ata drejt Kullave Binjake në New Jork, në selinë e Pentagonit në Uashington dhe duke rrëzuar një tjetër në një fushë të Pensilvanisë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, raportet për një marrëveshje erdhën përmes një letre dërguar familjeve të viktimave të nënshkruar nga admirali Aaron C. Rugh, kryeprokurori për komisionet ushtarake dhe tre avokatë.

“Në këmbim të heqjes së dënimit me vdekje, këta tre të akuzuar kanë rënë dakord të pranojnë fajësinë për të gjitha veprat, përfshirë vrasjen e 2,976 personave në akuzë”, thuhet në letër.

Bëhet e ditur se familjet e viktimave të 11 shtatorit nuk kanë marrë ende drejtësi për sulmet e vitit 2001 për shkak të vonesës së ndjekjes penale të të pandehurve.

Ndërsa ka të ngjarë që të pandehurit të paraqiten personalisht për ta pranuar fajin në Gjirin e Guantanamos javën e ardhshme, ata nuk ka gjasa të dënohen deri në fund të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version