Tre raste të sulmeve nga qentë endacakë janë raportuar nga qytetarët brenda 24 orëve në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Pejë.
Cak i sulmit të mërkurën ishte një vajzë e cila mori lëndime në trup nga kafshimi i qenvë, ndërsa sot dy persona, njëri prej tyre i mitur.
Për këto sulme sot ka reaguar asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Berat Ganiqi i cili kritikoi qeverisjen lokale që ende nuk ka gjetur një zgjidhje për këtë problematik.
Ganiqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se komuna duhet të nxjerrë rregulloren për regjistrimin e qenve endacakë dhe shtëpiak.
“Të nxjerrë rregulloren për gjobitjen e personave që braktisin qentë. Të ndaj parcelën e përshtatshme për trajtimin e qenve endacak”, ka shkruar Ganiqi. /Telegrafi/