Telegrafi

Tre shtete dakord për një kompani hekurudhore

Zyrtarët e tre vendeve shpresojnë ta shkurtojnë kohën e udhëtimit mes kryeqytetit të Sllovenisë, Ljubljana dhe Stambollit nga 60 në 35 orë.

Sipas marrëveshjes, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia do të punojnë për të eliminuar disa nga vonesat në pikëkalimet kufitare duke thjeshtëzuar procedurat doganore dhe administrative. Zyrtarët e tre vendeve ballkanike shpresojnë se shërbimet më të mira dhe më të shpejta të transportit do të tërheqin më shumë biznes.

Kompania e re do ta ketë qendrën në Lubjanë dhe do të fillojë të funksionojë në shtator./bw/telegrafi/