Një ortek iu ka marrë jetën tre personave në Alpet e Italisë.
Viktimat janë një grua 35-vjeçare dhe dy vajza, të gjitha nga Gjermania.
Aksidenti ka ndodhur në Alpet italiane, pranë kufirit me Austrinë, thuhet në raportet e policisë italiane.
Një ekip prej 70 punonjësve të shpëtimit, të mbështetur nga tre helikopterë gjetën trupat e pajetë të gruas 35-vjeçare dhe dy vajzave të tjera, njëra rreth moshës 7-vjeçare.
Dy persona të tjerë mbetën të plagosur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/