Tre shtetas të Maqedonisë kanë vjedhur 150 litra naftë nga kamioni i parkuar “Scania”, raportojnë mediat sllovene.
Javën e kaluar, një banor i qytetit slloven të Bivje-s dalloi tre burra të dyshimtë që silleshin rreth një kamioni të parkuar Scania dhe pasi priti të shihte se cilat ishin qëllimet e tyre, i kapi ata duke vjedhur karburant nga një rezervuar me një pompë.
Dëshmitar i vjedhjes i ka lajmëruar menjëherë policinë, pas së cilës dy nga hajdutët janë arrestuar menjëherë dhe i treti ka ikur në një lokal aty pranë, ku është fshehur për rreth gjysmë ore, para se të kapej.
Sipas policisë, tre maqedonasit janë duke qëndruar në Slloveni dhe në dy veturat e tyre janë gjetur tuba të mbushur me naftë të vjedhur.
Meqenëse ata jetonin në Slloveni dhe kishin status të rregulluar, policia do të ngrejë padi kundër tyre në konsultim me prokurorinë.